Shala: I kërkojmë falje popullit për zhgënjimin

Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala, ka folur pas ndeshjes ndaj Maqedonisë së Veriut.

Shala ka deklaruar se në ndeshjen e sotme kishin probleme dhe i pësuan dy gola të lehtë.

“Gabuam në pjesën e fundit të lojës, kemi pas shumë depërtime por s’kishim njerëz brenda 16shit, kemi pasur probleme sot, dhe kemi pësuar dy gola shumë të lehta”, ka thënë Shala.

Ai i ka kërkuar falje popullit të Kosovës për eliminimin e Kosovës.

“Kemi provuar me krijuar sa më shumë raste, por nuk ia dolëm. Duam ti kërkojmë falje popullit tonë, i kemi zhgënjyer dhe nuk kemi arritur synimin që kemi dashur. Iu kërkojmë shumë falje”, ka thënë Shala.

Kosova u mposht me rezultat 2-1, nga Maqedonia e Veriut, duke lëshuar mundësinë e artë që të kualifikohet në Kampionatin Europian “Euro 2020”.