Bernard Challandes thotë se nuk do të japë dorëheqje pas humbjes nga Maqedonia e Veriut

Bernard Challandes është pyetur në konferencë për media se a do të japë dorëheqje nga posti i trajnerit të Kosovës, pas humbjes me rezultat 2-1, nga Maqedonia e Veriut.

Trajneri zvicerian ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje, duke u fokusuar në ndeshjet e radhës të Kombëtares së Kosovës, që i ka ndaj Sllovenisë dhe Greqisë në Ligën e Kombeve.

“Përse të jap dorëheqje, a jemi ne Gjermania apo Italia? Nëse mendoni se Maqedonia e Veriut dhe Greqia janë të dobëta, atëherë jeni gabim. E di se kemi humbur disa takime së fundmi, mirëpo kemi humbur ndaj disa kundërshtare që janë shumë të fortë dhe që janë para nesh. Por, më herët askush nuk fliste për sukseset tona që kishim. Ne duhet të punojmë më shumë për takimet e radhës dhe të mbajë kokën lartë dhe të fokusohemi në objektivat tona”, ka deklaruar Bernard Challandes.