Herolind Shala: Synimi i ynë është të qëndrojmë në Ligën C

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Herolind Shala, ka folur në konferencë për media, para ndeshjes ndaj Moldavisë, që luhet të mërkurën në kuadër të Grupit 4, të Ligës C, në Ligen e Kombeve.

Shala ka thënë se synimi i “Dardanëve”, është qëndrimi në Ligën C dhe janë të përgatitur për ndeshjen e nesërme.

“Synimi jonë është që të qëndrojmë në Ligën C. Jemi përgatitur, kemi kualitet dhe nuk kemi çka të kërkojmë në Ligën D. Besoj se nesër duhet t’i tregojmë cilësitë tona”, ka thënë Shala.

Ai ka shtuar se janë favorit ndaj Moldavisë.

“Ndaj Moldavisë jemi favorit në shtëpi, por duhet pasur kujdes. Gjithë ekipet që nuk fitojnë kohë të gjatë është problem, por ne duhet të dalim si ekip i bashkuar ta kthyer entuziazmin”, ka potencuar Herolind Shala.

Kosova pas pesë ndeshjeve të zhvilluara pozicionohet në vendin e tretë me vetëm dy pikë, kurse moldavian ë vendin e fundit me një pikë, vend që e dërgon në Ligën D.