Challandes thotë se Maqedonia ishte më e mirë se Kosova

Bernard Challandes e ka marrë përgjegjësinë pas humbjes të Kosovës nga Maqedonia e Veriut me rezultat 2-1, në kuadër të gjysmëfinales së play-off-it të Ligës D, në Ligen e Kombeve.

Trajneri zvicerian ka thënë se Maqedonia e Veriut ishte më e mirë në këtë ndeshje.

“Provuam të bënim lojën tonë, por Maqedonia ishte më e mirë. Pjesa e parë ishte më e mirë, por të shkonim në disavantazh 2:1 ishte e rëndë për ne. Unë jam trajneri dhe më takon ta marr përgjegjësinë”, ka deklaruar Bernard Challandes.

Kosova u mposht me rezultat 2-1, nga Maqedonia e Veriut, duke lëshuar mundësinë e artë që të kualifikohet në Kampionatin Europian “Euro 2020”.