Rrugëtimi i Shqipërisë në Ligën e Kombeve

Shqipëria nuk ka mësuar vetëm rivalët në Nations League.

Kuqezinjtë, që goglat i rezervuan si rivalë në grupin 4 Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin, kanë mësuar edhe kalendarin e ndeshjeve dhe gjithçka nis e përfundon kundër bjellorusëve.

Takimi i parë luhet më 4 shtator, kundër Bjellorusisë, ndërkohë që tre ditë më pas skuadra e drejtuar nga Edoardo Reja do të presë Lituaninë. Tetori është muaji i transfertave dhe kundërshtarë do të jenë Kazakistani (10 tetor) dhe Lituani (13 tetor).

Shqipëria në dy takimet e fundit luan në Shqipëri dhe normalisht objektivi do të jenë tre pikë. Më 12 nëntor mysafir do të jetë Kazakistani, kurse më 15 nëntor Bjellorusia. Ky është rrugëtimi i kombëtares sonë në fazën e grupeve.

KALENDARI I NDESHJEVE TË SHQIPËRISË NË GRUPIN 4

4 Shtator 2020: Bjellorusi-Shqipëri

7 Shtator 2020: Shqipëri-Lituani

10 Tetor 2020: Kazakistan-Shqipëri

13 Tetor 2020: Lituani-Shqipëri

12 Nëntor 2020: Shqipëri-Kazakistan

15 Nëntor 2020: Shqipëri-Bjellorusi