Një tjetër talent shqiptar i futbollit në Itali, shënon dy gola kundër Cërvena Zvezdës

Në futbollin italian ka dalë në skenë një futbollist i ri shqiptar që shumë shpejtë pritet të kaloj në ekipin senior të Empolit, ku luajnë edhe futbollistë të tjerë shqiptarë.

Bëhet fjalë për futbollistin 19 vjeçar, Kristjan Asllani që angazhohet për grup moshat U-19 të ekipit italian, Empoli.

Ai në ndeshjen e djeshme kundër ekipit serb Cervena Zvezda, shënoi dy gola në fitoren 5 me 0 të Empolit.

Asllani, që luan si mesfushorë ofanzivë shënoi në minutat e 16-të dhe 65-të takimit ndërsa asistoi edhe në një gol.

Kristjan Asllani është një 19 vjeçar që luan në pozitën e mesfushorit ofensivë. Ai është i gjatë 1,75 metra dhe deri më tash ka zhvilluar katër ndeshje për grupmoshat U-19 dhe pesë ndeshje për ekipin e parë.

Në kuadër të Ligës së Kampionëve për të rijnë, ai ka tre paraqitje dhe ka shënuar tre gola.

Asllani po ashtu është pjesë e Kombëtares Shqiptare të futbollit për grup moshat U-21.

Ai u bashkua Empolit me 1 qershor të këtij viti.