Rezultatet e pjesës së parë në ndeshjet Ballkani – Trepça ’89 dhe Feronikeli – Llapi

Kanë përfunduar pjesët e parë në ndeshjet Ballkani – Trepça ’89 dhe Feronikeli Ballkani, që po luhen në kuadër të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani dhe Trepça ’89 e mbyllën pjesën e parë me rezultat të barabartë 1-1.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me Jetmir Topallin i cili shënoi me kokë në minutën e 18’.

Mysafirët e barazuan rezultatin me Arb Manajn në minutën e 23’ nga penalltia.

Po ashtu edhe ndeshja tjetër pjesa e parë mes  Feronikelit dhe Llapit ka përfunduar me rezultat 1-1.

Mevlan Zeka i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 7’.

Llapi e barazoi rezultatin në minutën e 18’ me Ersil Ymerin.