Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rashica pret fitore ndaj Greqisë

Sulmuesi anësor i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka folur për ndeshjen e nesërme ndaj Greqisë në konferencë për media.

Rashica pret rezultat pozitiv ndaj Greqisë, pasi sipas tij ndeshja ndaj Gjeorgjisë ka treguar se mund t’i marrin pikët e plota edhe ndaj grekëve.

‘’Jemi në situatë krejt tjetër nga ndeshjet e kaluara. Besoj dhe shpresoj që ndeshja me Gjeorgjinë ka treguar që luajmë mirë. Shanset janë të dalim me rezultatin pozitiv nga kjo ndeshje. Besoj që gjithë e dinë që ne luajmë mirë në lojën ofensive. Në këso ndeshje detajet vendosin. Besoj dhe shpresoj ta bëjmë lojën tonë. Edhe në ndeshjen e kaluar patëm raste të mira dhe rastet që nga jepen duhet t’i shfrytëzojmë’’, deklaroi ai.

Kosovë – Greqi, luhet të dielën nga ora 20:45, në kuadër të fazës së grupeve për Botërorin “Katari 2022”.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com