Qeveria ndan 470 mijë euro për projektet sportive për vitin 2020 në Gjakovë

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Buxhetin e Kosovës për vitin 2020, me 10 mars me 63 vota pro.

Buxheti i këtij viti në total është 2 miliardë e 357 milionë euro.

KALLXO ka analizuar buxhetin e ndarë për projektet e fushës së sportit për komunën e Gjakovës për vitin 2020.

Për komunën e Gjakovë, për vitin 2020, janë financuar katër projekte sportive nga Qeveria e Kosovës.

470 mijë euro janë ndarë nga buxheti i Kosovës për vitin 2020 për projektet sportive në Gjakovë

Për ndërtimin e kompleksit të Tenisit në Komunën e Gjakovës, janë bartur 250 mijë euro nga viti 2019 për vitin 2020. Investimet totale të Qeverisë së Kosovës për vitin 2019 dhe për 2020 janë paraparë të jenë 429 mijë e 173 euro.

100 mijë euro janë bartur nga viti 2019 për renovimin e stadiumit të qytetit në Gjakove, nga Qeveria e Kosovës.  Për renovimin e këtij stadiumi deri në vitin 2022, priten të ndahen 900 mijë euro nga buxheti i Kosovës.

Për ndërtimin e poligonit sportiv në Shkollën Fillore të Mesme e Ulët “8 Dëshmorët”, në Gjakovë, do të barten 20 mijë euro nga viti 2019 për vitin 2020.

Nuk janë ndarë asnjë cent për ndërtimin e sallës së sportit në Gjakovë.

Për këtë sallë të sportit, është paraparë që të ndahen 200 mijë euro në vitin 2022.

Për ndërtimin e sallës së edukatës fizike në shkollën fillore të mesme të ulët “Haxhi Hoti” në Rogovë të Gjakovës, janë bartur 100 mijë euro nga viti 2019.

 

Qeveria e Kosovës i financon tri projekte sportive për vitin 2020 në Shtime