Qeveria e Kosovës i financon dy projekte sportive për vitin 2020 në Podujevë

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Buxhetin e Kosovës për vitin 2020, me 10 mars me 63 vota pro.

Buxheti i këtij viti në total është 2 miliardë e 357 milionë euro.

KALLXO ka analizuar buxhetin e ndarë për projektet e fushës së sportit për komunën e Podujevës për vitin 2020.

Për komunën e Podujevës, për vitin 2020, janë financuar dy projekte sportive nga Qeveria e Kosovës.

200 mijë euro janë ndarë nga buxheti i Kosovës për vitin 2020 për projektet sportive në Podujevë, të cilat janë bartur nga viti 2019.

Për ndërtimin e stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë, janë bartur 100 mijë euro nga vitit 2019.

Qeveria e Kosovës prej vitit 2019 deri në vitin 2022, për ndërtimin e këtij stadiumi e ka paraparë t’i investoj 1 milionë e 12 mijë e 839 euro.

Edhe për ndërtimin e palestrës sportive në Podujevë, janë bartur 100 mijë euro nga viti 2019 për vitin 2020.

Investimet më të mëdhaja për këtë palestër priten të bëhen në vitin 2021 dhe vitin 2022. Në total për ndërtimin e kësaj palestre, prej vitit 2019 deri në vitin 2022 janë paraparë 1 milionë e 695 mijë e 542 euro.