Qeveria e Kosovës e financon vetëm një projekt sportiv për vitin 2020 në Vushtrri

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Buxhetin e Kosovës për vitin 2020, me 10 mars me 63 vota pro.

Buxheti i këtij viti në total është 2 miliardë e 357 milionë euro.

KALLXO ka analizuar buxhetin e ndarë për projektet e fushës së sportit për komunën e Vushtrrisë për vitin 2020.

Për komunën e Vushtrrisë, për vitin 2020, është financuar vetëm një projekt sportiv nga Qeveria e Kosovës.

50 mijë euro janë ndarë nga buxheti i Kosovës për vitin 2020 për projektet sportive në Vushtrri, të cilat janë bartur nga viti 2019.

Asnjë cent nuk e ka ndarë Qeveri e Kosovës nga buxheti i saj për stadiumin e qytetit “Ferki Aliu” në Vushtrri për vitin 2020. Për vitin 2021 dhe vitin 2022 janë paraparë të ndahen 390 mijë euro për këtë stadium nga buxheti i Kosovës.

50 mijë euro janë bartur nga viti 2019 për vitin 2020, për ndërtimin e sallës së sportit në Vushtrri. Edhe 300 mijë euro janë paraparë të ndahen për këtë stadium për vitet 2021-2022.

 

Qeveria e Kosovës i financon dy projekte sportive për vitin 2020 në Podujevë