Qeveria ndan 150 mijë euro për projektet sportive për vitin 2020 në Deçan

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Buxhetin e Kosovës për vitin 2020, me 10 mars me 63 vota pro.

Buxheti i këtij viti në total është 2 miliardë e 357 milionë euro.

KALLXO ka analizuar buxhetin e ndarë për projektet e fushës së sportit për komunën e Deçanit për vitin 2020.

Për komunën e Deçanit, për vitin 2020, janë financuar dy projekte sportive nga Qeveria e Kosovës.

150 mijë euro janë ndarë nga buxheti i Kosovës për vitin 2020 për projektet sportive në Deçan, të cilat janë bartur nga viti 2019.

Për ndërtimin e stadiumit të Deçanit janë bartur 100 mijë euro nga viti 2019, për vitin 2020.

Prej vitit 2019 deri në vitin 2022 për ndërtimin e këtij stadiumi, janë paraparë të ndahen 730 mijë e 287 euro.

50 mijë euro janë ndarë për fushën sportive në Shaptej të Deçanit nga buxheti i Kosovës.

 

Qeveria e Kosovës i financon dy projekte sportive për vitin 2020 në Podujevë