Qeveria financon dy projekte sportive për vitin 2020 në Lipjan

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Buxhetin e Kosovës për vitin 2020, me 10 mars me 63 vota pro.

Buxheti i këtij viti në total është 2 miliardë e 357 milionë euro.

KALLXO ka analizuar buxhetin e ndarë për projektet e fushës së sportit për komunën e Lipjanit për vitin 2020.

Për komunën e Lipjanit, për vitin 2020, janë financuar dy projekte sportive nga Qeveria e Kosovës.

250 mijë euro janë ndarë nga buxheti i Kosovës për vitin 2020 për projektet sportive në Lipjan, të cilat janë bartur nga viti 2019.

Për ndërtimin e stadiumit të qytetit në Lipjan, janë ndarë 200 mijë euro nga Qeveria e Kosovës.

630 mijë euro e ka paraparë Qeveria t’i ndaj për këtë stadium, prej vitit 2019 deri në vitin 2022.

Asnjë cent nuk është ndarë për palestrën sportive në Lipjan për vitin 2020 nga Qeveria e Kosovës.

Për ndërtimin e sallës së sporteve në Shalë të Lipjanit, janë bartur 50 mijë euro nga viti 2019 për vitin 2020.

 

Qeveria e Kosovës i financon dy projekte sportive për vitin 2020 në Podujevë