Qeveria ndan 150 mijë euro për projektet sportive për vitin 2020 në Drenas

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Buxhetin e Kosovës për vitin 2020, me 10 mars me 63 vota pro.

Buxheti i këtij viti në total është 2 miliardë e 357 milionë euro.

KALLXO ka analizuar buxhetin e ndarë për projektet e fushës së sportit për komunën e Drenas për vitin 2020.

Për komunën e Drenasit, për vitin 2020, janë financuar dy projekte sportive nga Qeveria e Kosovës.

150 mijë euro janë ndarë nga buxheti i Kosovës për vitin 2020 për projektet sportive në Drenas, të cilat janë bartur nga viti 2019.

Për ndërtimin e stadiumin e qytetit “Rexhep Rexhepi” në Drenas, janë bartur 100 mijë euro nga viti 2019 nga Qeveria e Kosovës.

Prej vitit 2019 deri në vitin 2022 janë paraparë të ndahen 1 milionë e 350 mijë euro për stadiumin e Feronikelit, nga Qeveria e Kosovës.

50 mijë euro janë bartur nga viti 2019 për vitin 2020, për ndërtimin e pishinës gjysmë-olimpike në Drenas. 500 e 50 mijë euro janë paraparë të ndahen në totalë për këtë pishinë deri në vitin 2022.

Qeveria e Kosovës i financon dy projekte sportive për vitin 2020 në Podujevë