Qeveria e Kosovës i financon gjashtë projekte sportive për vitin 2020 në Pejë

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Buxhetin e Kosovës për vitin 2020, me 10 mars me 63 vota pro.

Buxheti i këtij viti në total është 2 miliardë e 357 milionë euro.

KALLXO.com ka analizuar buxhetin e ndarë për projektet e fushës së sportit për komunën e Pejës për vitin 2020.

Për komunën e Pejës, për vitin 2020, janë financuar katër projekte sportive nga Qeveria e Kosovës.

642 mijë e 732 euro janë ndarë nga buxheti i Kosovës për vitin 2020 për projektet sportive në Pejë.

Për ndërtimin e stadiumin të qytetit në Pejë, janë bartur 150 mijë euro nga viti 2019 për vitin 2020.

Për ndërtimin e stadiumit të qytetit në Pejë, deri në vitin 2022, Qeveria e Kosovës, e ka paraparë t’i investoj 3 milionë e 961 mijë e 382 euro.

100 mijë euro janë bartur nga viti 2019 nga Qeveria e Kosovës, për ndërtimin e palestrës së sportit në Zahaq të Pejës.

Në total deri në vitin 2021, Qeveria e Kosovës, për këtë projekt i ka paraparë t’i ndaj 956 mijë e 53 euro.

Për ndërtimin e qendrës nacionale të Xhudos në Pejë, janë bartur 82 mijë e 732 euro nga viti 2019 për vitin 2020 nga buxheti i Qeverisë së Kosovës.

425,612 euro i ka planifikuar Qeveria e Kosovës, t’i ndaj deri në vitin 2022 për ndërtimin e qendrës nacionale të Xhudos në Pejë.

Po ashtu janë bartur 100 mijë euro nga viti 2019 për vitin 2020, për palestrën e sporteve në Loxhë të Pejës. Ky projekt pritet të përfundoj brenda vitit 2020, dhe investimi total i Qeverisë së Kosovës është 100 e 41 mijë e 166 euro, për këtë projekt.

Kurse, për stadiumin e fshatit Novosellë të Pejës, janë bartur 100 mijë euro nga viti 2019 për vitin 2020.

Për palestrën “Bedri Pejani” në Pejë, Qeveria e Kosovës, i ka ndarë 100 e 10 mijë euro për vitin 2020.

Qeveria e Kosovës i financon tri projekte sportive për vitin 2020 në Shtime