Qeveria e Kosovës i financon tri projekte sportive për vitin 2020 në Shtime

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Buxhetin e Kosovës për vitin 2020, me 10 mars me 63 vota pro.

Buxheti i këtij viti në total është 2 miliardë e 357 milionë euro.

KALLXO ka analizuar buxhetin e ndarë për projektet e fushës së sportit për komunën e Shtimes për vitin 2020.

Për komunën e Shtimes, për vitin 2020, janë financuar tri projekte sportive nga Qeveria e Kosovës.

Këto tri projekte sportive, buxhetit të Kososvës për projektet sportive në Shtime, do t’i kushtoj 430 mijë euro.

Për përfundimin e punimeve në stadiumin e qytetit në Shtime, do të barten 100 mijë euro nga viti 2019. Ndërtimi i këtij stadiumi pritet të përfundoj në vitin 2021, ndërkaq Qeveria e Kosovës, pritet t’i investoj në total 219 mijë e 676 euro.

Qeveria e Kosovës do t’i bartë 180 mijë euro nga viti 2019, për ndërtimin e sallës sportive në Shkollën e Mesme të Ultë “Bajram Curri” në Petrovë të Shtimes.

Ky projekt pritet të përfundoj brenda vitit 2020, kurse Qeveria e Kosovës, në total në vitin 2019 dhe 2020, do t’i investoj 215 mijë euro.

Për ndërtimin e sallës sportive në Shkollën e Mesme të Ultë” Idriz Ajeti” në Pjetërshticë” të Shtimes, do të barten 150 mijë euro nga viti 2019. Në vitin 2021, priten të ndahen edhe 200 mijë euro për këtë sallë sportive, e cila në total pritet t’i kushto buxhetit të Kosovës 350 mijë euro.

Kurse, për palestrën e sportit në Shtime, Qeveria nuk ka ndarë asnjë cent për vitin 2020.Në vitin 2019, për këtë projekt ishin ndarë 302 mijë e 45 euro. Në vitin 2021, pritet të përfundoj kjo palestër duke i ndarë 100 mijë euro për të. Shuma komplete për palestrën sportive e paraparë nga Qeveria e Kosovës është 402,045 euro.