Publikohet orari i xhiros së nëntë në Superligë

Xhiroja e tetë në Superligën e Kosovës, zhvillohet në mesjavë, më saktësisht të mërkurën dhe të enjten.

Por, Federata e Futbollit e Kosovës, e ka publikuar orarin e ri për xhiron e nëntë në Superligën e Kosovës.

Kjo xhiro do të luhet të shtunën, të hënën dhe të martën, me një orar më ndryshe se në xhirot e kaluara.

Të shtunën do të luhet një ndeshje, kurse të hënën tri ndeshje e të martën dy.

Të gjitha ndeshjet luhen në orar prej orës 14:30.

Ky është orari i xhiros së nëntë në Superligë.

E shtunë 5 tetor ora 14:30

Llapi – Ferizaj

E hënë 7 tetor ora 14:30

Trepça ’89 – Feronikeli

Vushtrria – Flamurtari

Ballkani – Prishtina

E martë 8 tetor ora 14:30

Drenica – Drita

Gjilani – Dukagjini.