Prishtina – Drita përfundon pa fitues

Prishtina dhe Drita i kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 1-1, në kuadër të ndeshjes së mbetur të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës.

Prishtina e nisi mirë ndeshjen duke krijuar shanse të mira me Otto Johnin i cili u tregua i pasaktë para portës së Dritës.

Besnik Krasniqi i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 39’ nga penalltia.

Golin e barazimit Drita e shënoi me Fidan Gërbeshin në minutën e 84’.

Në fundin e takimit Ilir Blakçorri i Dritës u ndëshkua me karton të kuq.

Pas këtij barazimi Drita mbetet në vendin e parë me 41 pikë, tri më shumë se Ballkani në vendin e dytë duke u shpallur kampione vjeshtore.

Kurse, Prishtina në vendin e tretë me 32 pikë.