Nuhiu tregon se ku gaboi Drita ndaj Prishtinës

Drita u eliminua nga Kupa e Kosovës, nga Prishtina me rezultat 1-0, në kuadër të 1/8 së finales.

Goli i fitores nga kryeqytetasit u shënua në minutën e 105’ nga Lorik Boshnjaku.

Trajneri i Dritës ka thënë se dy humbjet radhazi nga Prishtina nuk do t’ia ulin moralin skuadrës së tij.

“Dy ndeshje të humbura, nuk do të lejojmë që këto ndeshje të na ulin poshtë aspak, pasi kemi treguar se ne dimë të ringritemi do të bëjmë edhe tash. Për ndeshjen mendoj që ka qenë e taktizuar dhe pa raste të shumta, kjo ndeshje është vendosur nga aftësitë e një lojtari individualist vendas”, ka deklaruar fillimisht Nuhiu.

Nuhiu ka treguar se e ka ndryshuar stilin e lojës pasi e kishte parë gjendjen e fushës jo të mirë.

“Personalisht kur pashë fushën, kërkova nga futbollistët ta ndryshojnë stilin e lojës, pasi nuk ishte në gjendje të mirë dhe kërkuam nga lojtarët ta gjejnë Kastriotin, për të luftuar dhe për të shkuar në zonën e kundërshtarit”, ka treguar Nuhiu.

Përgjegjësinë për humbje e ka marrë trajneri shkupjan.

“Këtë të shtune skuadra do të reagoi me ndryshe, pavarësisht mungesave që kemi lojtarët me karton të kuq, ku do të vije edhe reagimi. Nuk lejoi as une por as udhëheqësit, por as futbollistët e cila sot është luftuar ndeshja, ku pasur dëshirë të madhe për kualifikim tutje dhe jo rastësisht shkoj ndeshja në vazhdime. Mirëpo patjetër është dashur që njëra të humb, sot ne jemi atë që humbëm dhe uroj Prishtinën për kualifikim tutje, por dua të theksoj se pas çdo humbje përgjegjës jam unë”, përfundoi Nuhiu