Trajner i Prishtinës i kënaqur me fitoren ndaj Dritës

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 2-0, ndaj Dritës, në kuadër të xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës.

Pas triumfit ndaj Dritës, ka folur trajneri i Prishtinës Zekirija Ramadani.

Ramadani ka treguar se objektivi i vetëm i skuadrës së tij në këtë ndeshje ishte fitorja.

Ai i ka përgëzuar futbollistët e tij për angazhimin në këtë ndeshje.

“Tri pikët ishin objektivi kryesor në këtë ndeshje dhe jam i kënaqur me fitoren por edhe paraqitjen e ekipit. Duhet përgëzuar futbollistët që u angazhuan maksimalisht. Megjithatë, shpresoj të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë të punojmë dhe të bëhemi gati ndeshje pas ndeshjeje”, tha trajneri i Prishtinës, Ramadani pas ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje Prishtina pozicionohet në vendin e tretë me 41 pikë.

Prishtina triumfon ndaj Dritës  (FOTO)