Trajneri i Prishtinës flet pasi e eliminoi Dritën nga Kupa e Kosovës

Prishtina u kualifikua në çërekfinale të Kupës së Kosovës, pasi mposhti Dritën me rezultat 1-0.

90 minutat e rregullt u mbyllën me rezultatin 0-0.

Golin e fitores e shënoi kapiteni Lorik Boshnjaku në minutën e 105’.

Trajner i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka thënë se e eliminuan nga Kupa e Kosovës njërin nga favoritët kryesor.

“Me të vërtet fitore e madhe dhe e mundimshme. Eleminuam një nga favoritët kryesor. Respekt për këtë skuadër. Ka super ekip. Kishim iniciativën. Patëm dy raste nuk arritëm të shënojmë, pastaj erdhi goli i kapitenit që na solli fitoren jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve. Treguan karakter. Nuk është punë e vogël ta mposhtësh Dritën dy herë për dy javë”, deklaroi Zekirija Ramadani.

Prishtina eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës