Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prishtina po e mposht Dritën (FOTO)

Prishtina e ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 1-0, ndaj Dritës, ndeshje e vlefshme për xhiron e 21-të në Superligë.

Qendërmbrojtësi Leotrim Bekteshi shënoi për 1-0, në minutën e 17’.

Mysafirët kishin mundësi që ta barazonin rezultatin në minutën e 23’ me Hamdi Namanin i cili goditi jashtë portës.

Prishtina humbi mundësi të artë në minutën e 34’ me Alban Shillovën i cili ishte i vetëm me portierin Faton Maloku i cili e priti goditjen e sulmuesit të vendasve.

Në sekondat e fundit të ndeshjes Drita kishte mundësi që ta barazonte rezultatin me Almir Ajzerajn i cili goditi jashtë portës.

Trepça ’89 është duke e mposhtur Llapin me rezultat 1-0.

Kurse, Gjilani – Ballkani është mbyllur pa gola.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com