Nuhi pas humbjes nga Prishtina: Me forca të barabarta, ishim më të mirë

Drita ka pësuar humbje me rezultat 2-0, nga Prishtina, ndeshje e vlefshme për xhiron e 21-të në Superligën e Kosovës.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka deklaruar pas ndeshjes se skuadra e tij ishte më e mirë derisa ishin me nga 11 lojtarë në fushë.

“Personalisht mendoj se kemi bo një ndeshje të mirë deri sa ishim me forca të njëjta. Ishim më të lartë se kundërshtarët. Ishte mungesë përqendrimi që na kushtoi. Nëse me Trepçën ’89 kemi qenë keq, sot kemi qenë mirë. Edhe me 10 futbollistë patëm mundësi për të barazuar rezultatin, thjeshtë na mungoi fati për të marrë një rezultat pozitiv”, deklaroi Nuhiu.

Pas kësaj humbje, Drita pozicionohet në vendin e dytë me 44 pikë, një më pak se Ballkani që është në vendin e parë.

Në xhiron e ardhshme Drita luan ndaj Besës së Pejës.

Trajner i Prishtinës i kënaqur me fitoren ndaj Dritës