Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prishtina triumfon ndaj Dritës  (FOTO)

Prishtina ka triumfuar ndaj Dritës me rezultat 2-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 21-të në Superligën e Kosovës..

Leotrim Bekteshi e hapi serinë e golave në minutën e 17’ duke shënuar me kokë për t’i kaluar në epërsi vendasit.

Hamdi Namani i Dritës kishte mundësi që ta barazonte rezultatin në minutën e 23’ por goditi jashtë portës.

Prishtina kishte mundësi që ta dyfishonte epërsinë me Alban Shillovën në minutën e 34’ goditjen e të cilit e priti Faton Maloku.

Rastin më të mirë në pjesën e parë për mysafirët e pati Almir Ajzeraj në minutën e 45+3’ duke goditur jashtë portës.

Vendasit i patën dy mundësi të mira brenda pak sekondave në minutën e 56’ me Leonit Abazin dhe Alban Shillovën.

Drita mbeti me një lojtar më pak në minutën e 60’ pasi Henry Onoka iu ndëshkua me karton të kuq.

Çështjes së fituesit i dha fund Tun Bardhoku në minutën e 87’ pas asistimit të Endrit Krasniqit.

Pas kësaj fitoreje Prishtina pozicionohet në vendin e tretë me 41 pikë, tri më pak se Drita që është në vendin e dytë dhe katër më pak se Ballkani që është në vendin e parë.

Drita pas dy humbjeve radhazi pozicionohet në vendin e dytë me 44 pikë, një më pak se Ballkani që është në vendin e parë.

Në xhiron e ardhshme Drita luan si vendas ndaj Besës së Pejës.

Kurse, Prishtina i shkon Trepçës ’89.