Përfundojnë ndeshjet e Kupës së Kosovës, tri prej tyre shkojnë në vazhdime

Janë zhvilluar 12-të takime në kuadër të Kupës së Kosovës në futboll, ku ekipe favorite kaluan në rrethin e tretë të garave.

Prej 12-të ndeshjeve të zhvilluara, tre prej tyre kanë shkuar në vazhdime.

Gjilani ka triumfuar ndaj A@N me rezultat 1:0. Drenica ka mposhtur me rezultat 3:0 Vllazninë e Pozheranit, Prishtina ka fituar me rezultat 4:0 përball rivalit të vjetër të saj Besës nga Peja.

Malisheva ka mposhtur Istogun 1:0, ndërsa Ulpiana ka mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 3:0.

Ballkani dhe Llapi kanë mposhtur Rahovecin dhe Kikën. Ballkani fitoi me rezultat 3:1 kundër Rahovecit ndërsa Llapi triumfoi 2:1 kundër Kikës.

Onix ka mposhtur Prizrenin me rezultat të thellë 5:1.

Ndërsa tre ndeshjet që kanë shkuar në vazhdime janë: Ramiz Sadiku-Vushtria dhe Trepça 89- 2 Korriku si dhe Ferronikeli-Fushë Kosova.