Pas shtatë muajsh, Sergio Ramos pritet të rikthehet nga lëndimi

Sergio Ramos nuk ka luajtur futboll që nga muaji maj dhe pas një periudhë prej 7 muajsh ai pritet që të mërkurën të rikthehet në fushën e blertë.

Ramos bën pjesë në listën e futbollistëve që Pochettino ka ftuar për takimin e Ligës së Kampionëve përball skuadrës angleze Manchester City.

Por tashmë pritet të shihet nëse Ramos do të jetë në 11-shën e parë apo do të jetë në bankën rezervë.

Ai u larguar në qershor nga Real Madrid por që nga ajo kohë nuk ka arritur që të debutojë për fanellën e PSG-së.

Ndeshja PSG- City zhvillohet të mërkurën në fillim prej orës 21:00.