Mesfushori 21 vjeçar i Arsenalit shprehet i lumtur për ftesën nga Kombëtaraja Angleze

Mesfushori i ekipit londinez Arsenal, Emile Smith Rowe është shprehur i lumtur për ftesën që trajneri i Kombëtares Angleze, Gareth Southgate i ka bërë për dy ndeshjet e muajit nëntor.

Për Smith ftesa nga kombëtarja është një ëndërr e bërë realitet raporton Skysports.

Mesfushori 21 vjeçar i Arsenal do të jetë në dispozicion të Anglisë për ndeshjet kundër Shqipërisë dhe Andorës.

Smith ishte ftuar të luante për grup moshat U-21 por që mungesa e disa prej futbollistëve bën që ai të ftohej për kombëtaren A.

Smith Rowe këtë sezonë për Arsenalin ka shënuar katër gola dhe ka regjistruar dy asistime në 11 ndeshje në Ligën Angleze.