Hidhet shorti për Ligën e Kombeve, këta janë kundërshtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për Ligën e Kombeve për edicionin 2022/2023.

Dardanët kanë mësuar edhe kundërshtarët e tyre për këtë edicion.

Liga e Kombeve është ndarë në katër liga: A, B, C dhe D.

Në tri ligat e para do të kemi 16 kombëtare, të cilat janë ndarë në katër grupe me nga katër skuadra.

Kosova për kundërshtarë do të ketë kombëtaren e Qipros/Estonisë, Greqinë, Irlandën e Veriut.

Edhe kombëtarja e Shqipërisë ka mësuar kundërshtarët e saj për këtë edicion. Shqipëria do të jetë në grup me Izraelin, Rusinë dhe Islandën.

Ndeshjet zhvillohen me sistem vajtje-ardhje dhe në program janë katër ndeshje në qershor, kurse dy të tjerat në shtator. Gjysmëfinalet dhe finalja e vogël dhe e madhja zhvillohen në qershor të vitit 2023.

Fituesi i edicionit të kaluar ishte Franca qe mposhti Spanjën me rezultat 2:1. Ndërsa edicionin e parë e fitoi Portugalia.