Norvegji - Kosovë, nesër prej orës 19:00

Nesër në kuadër të kualifikimeve për “EUROBASKET2025”, Kombëtarja e Kosovës në Basketboll do të ballafaqohet me Norvegjinë.

Dardanët kanë udhëtuar të hënën drejt Norvegjisë, ndërsa sot kanë zhvilluar stërvitjen e parë atje.

Lidhur më këtë ndeshje është deklaruar edhe selektori i Dardanëve.

“Do t’i qasemi ndeshjeve një nga një. Ne besojmë në rezultate pozitive. Është e rëndësishme atmosfera në ekip dhe të bëjmë më të mirën tonë për të fituar. Janë dy ndeshje me rëndësi në një rrugëtim të gjatë”, është shprehur Christos Marmarinos, përzgjedhës i Kosovës para ndeshjes ndaj norvegjezëve.

Pos trajnerit edhe lojtarët kanë premtuar se do të japin maksimumin.

“Kapiteni Dardan Berisha është shprehur se do të japin maksimumin, kurse Erjon Kastrati, Gëzim Morina dhe Drilon Hajrizi, kanë theksuar se do të japin më të mirën e tyre për rezultate pozitive” thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Ndeshja Norvegji-Kosovë zhvillohet nesër në fillim prej orës 19:00 në Bergen të Norvegjisë.