Kosova pëson humbje nga Shqipëria

Kombëtarja e Kosovës në futboll në konkurrencën e vajzave ka pësuar humbje me rezultat 3:1 përballë kombëtares së Shqipërisë.

Ndeshja është zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në kategorinë e vajzave që mbahet më 2023.

Pjesa e parë e takimit u përmbyll me rezultat 2:1 në të mirë të Shqipërisë.

Shqipëria tani ka 7 pikë në vendin e katërt, kurse Kosova ka katër pikë në vendin e pestë.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.