Më 23 korrik do të përurohet shtatorja e Fadil Vokrrit

Shtatorja e Fadil Vokrrit do të përurohet më 23 korrik të këtij viti, ka njoftuar Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Përurimi i shtatores së Vokrrit do të bëhet në ditëlindjen e 61-të të tij.

Njoftimi për përurimin e shtatores së Fadil Vokrrit është bërë në tre vjetorin e vdekjes së ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Kontributi që ka dhënë për sportin gjatë gjithë jetës së tij do të mbahet mend gjithmonë, ndërsa ne si Ministri e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të përkushtohemi që kjo fushë të vazhdojë sukseset. Më 23 korrik, në ditën e lindjes së Vokrrit, do të përurohet shtatorja për nder të tij ndërsa së bashku me FFK do të koordinohemi për bashkërendim të aktiviteteve për këtë ditë”, thuhet në njoftimin e MKRS-së në Facebook.

Postimi i plotë i MKRS-së

Tri vite pa legjendën e futbollit shqiptar, Fadil Vokrri

Sot janë bërë tri vite nga vdekja e ish-kryetarit të Federatës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Ai ishte njëri nga futbollistët më të mirë dhe më të pëlqyer shqiptar. Një prej meritorëve më të mëdhenj për formimin e Kombëtares së Kosovës në futboll dhe për pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA.

Kontributi që ka dhënë për sportin gjatë gjithë jetës së tij do të mbahet mend gjithmonë, ndërsa ne si Ministri e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të përkushtohemi që kjo fushë të vazhdoj sukseset.

Më 23 korrik, në ditën e lindjes së Vokrrit, do të përurohet shtatorja për nder të tij ndërsa së bashku me FFK do të koordinohemi për bashkërendim të aktiviteteve për këtë ditë.

Ndihemi krenar që patëm një njeri si Fadil Vokrri në sportin e Kosovës dhe do të jemi gjithmonë falënderues ndaj veprës së tij.