Stadiumi Fadil Vokrri

Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Nënshkruhet memorandumi në vlerë prej 1.3 milion euro për rindërtimin e fushës së stadiumit "Fadil Vokrri"

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federata e Futbollit e Kosovës kanë nënshkruar një memorandum në vlerë prej 1.3 milion euro për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

“Sot kemi nënshkruar memorandum me Federatën e Futbollit të Kosovës. Bashkë do të investojmë 1.3 milion euro për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit Fadil Vokrri”- ka shkruar Çeku në postimin e tij të datës 16.02.2024.

Siaps Çekut, punimet për rindërtimin e fushës do të nisin shpejt që stadiumi të jetë gati ndeshje vendore dhe ndërkombëtare.

nëntor të vitit 2023, Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi mbylljen e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjet sportive, për shkak të dëmtimit të madh të fushës, duke paralajmëruar një rinovimin e plotë të saj.

Vendimi i FFK-së erdhi pas vendimit të fundit të UEFA-s për të mos zhvillim të ndeshjeve ndërkombëtare në këtë fushë.

FKK-ja tha se gjendja e rënduar në fushën e ‘Fadil Vokrrit” erdhi për shkak të ngarkesës së madhe të kësaj fushe, duke qenë që ky stadium është i vetëm që është i kategorizuar nga UEFA dhe në këtë stadium është dashur të luhen të gjitha ndeshjet dhe atë pa pushim.

FKK po ashtu kishte njoftuar se ndeshjet miqësore të Kombëtares së Kosovës të muajit mars, do të zhvillohen jashtë vendit.