
Ndeshja Kosova – Andorra përfundon me barazim
28.3.2023 - 22:52
Kosova ka barazuar 1-1 me Andorrën sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në ndeshjen për kualifikimet për Euro 2024.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në pjesën e dytë të lojës, u shënuan dy gola brenda dy minutave.
Pas epërsisë së Kosovës me golin e Edon Zhegrovës në minutën e 59-të, Andorra ka barazuar rezultatin në minutën e 61-të.
Përballja mes Kosovës dhe Andorrës i takon Grupit I kualifikues të Euro 2024.
Kosova ka barazuar edhe me Izraelin në ndeshjen e parë të kësaj faze.