Majlinda Kelmendi pas humbjes në “Tokio 2020”: Ishte dita më e keqe e jetës sime

Kampionia olimipike Majlinda Kelmendi ende po e ka të vështirë ta përballojë humbjen në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Kelmendi në Tokio u eliminua në rundin e parë nga xhudistja hungareze Reka Pupp.

30 vjeçarja pas garës në Tokio njoftoi për pensionimin e saj nga xhudo.

Ajo në një  një intervistë për faqen zyrtare të Federatës Evropiane të Xhudos (EJU), Kelmendi, ka qarë kur është pyetur se çfarë nuk shkoi në Tokio dhe si u ndje.

“U ndjeva se çdo gjë u shkatërrua. Nuk e kuptoja pse. Nëse jo përvoja ime, atëherë duhej të ishte përgatitja ime fizike, nëse jo përgatitja, atëherë duhej diçka të funksiononte. Tash po mundohem të mos mendoj shumë për këtë. Ishte dita më e keqe e jetës sime”, ka thënë Kelmendi.

Ajo ka treguar se po mendohet që mos ta mendoj humbjen nga Tokio.

“Po mundohem të mos mendoj për këtë. Sa herë që mendoj e shihni reagimin. Mundohem të mos e mendoj. Në fillim ishte e vështirë. Zgjohesha natën dhe qaja, nuk e dija pse. Mundohem tash të mos mendoj. Po shkoj të stërvitem me skuadrën, mundohem të ndihmojë. Mundohem të kaloj sa më tepër kohë me familjen time. Duhet të shikoj para, pasi kam pasur aq shumë gjëra të bukura në këtë sport. E di se do të jetë e vështirë ta zëvendësoj ndjenjën, e të gjejë atë ndjenjë diku tjetër. Pasi atë që e ndieja në xhudo nuk besoj se çdokush e ndien. Ishte përvojë e veçantë për mua, për trajnerin tim, për shtetin tim”, ka shtuar Kelmendi.