Llapi fiton ndaj Trepçës ’89 në Mitrovicë

Llapi ka shënuar një fitore me përmbysje ndaj Trepçës ’89, me rezultat 2-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 21-të në Superligën e Kosovës.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me golin e Arb Manajt në minutën e 45’.

Pjesa e parë u mbyll në të mirë të vendasve.

Në pjesën e dytë u pa vetëm një skuadër në lojë, ajo e Llapit.

Mysafirët e barazuan rezultatin në minutën e 82’ me Ersil Ymerin.

Golin e fitores për Llapin e shënoi Egzon Krasniqi në minutën e 84’.

Pas kësaj fitoreje Llapi pozicionohet në vendin e gjashtë me 31 pikë.

Kurse Trepça ’89 në vendin e shtatë me 26 pikë.