Këto janë dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll

Është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Në këtë rang të garave për trofeun e Kupës së Kosovës po garojnë KF Prishtina, KF Llapi, Ramiz Sadiku dhe FC Drita.

Në bazë të shortit të hedhur ditën e sotme rreth orës 13:00, në gjysmëfinale pritet të takohen KF Prishtina- KF Llapi dhe FC Drita dhe Ramiz Sadiku.

Ndeshjet e para gjysmëfinale pritet të zhvillohen me 7 prill ndërsa ato të kthimit me 13 prill.

Fitues i edicionit të kaluar 2020/21 ishte pikërisht ekipi i Llapit që mposhti Dukagjinin pas ekzekutimit të penalltive pasi që ndeshja e rregullt përfundoi 1:1.

Fituesi i kupës së Kosovës siguron pjesëmarrjen në kualifikimet për Europa League.