Këto janë rezultatet e 3 ndeshjeve të sotme të Superligës së Kosovës në Futboll

Janë zhvilluar tre ndeshjet e para në Superligën e Kosovës në Futboll, ku favoritët kanë shënuar fitore.

Llapi si mysafir i Ulpianës ka arritur që të shënojë fitore me rezultat të thellë prej 6 me 0.

Futbollisti Valmir Veliu shënoi hetrikë  në këtë ndeshje. Pas kësaj fitore Llapi gjendet në pozitën e shtatë me 12 pikë të grumbulluara ndërsa Ulpiana gjendet në pozitën e fundit në tabelë me shtatë pikë të grumbulluara.

Në Drenas, Drita si mysafir ka mposhtur Ferronikelin me rezultat 2 me 0 më golat e shënuara nga Marko Simonovski në minutën e 51 të takimit dhe nga Almir Ajzeraj në minutën e 75-të takimit.

Pas kësaj ndeshje Drita gjendet në pozitën e tretë me 16 pikë të grumbulluara ndërsa Ferronikeli gjendet në pozitën e 8-të me 10-të pikë të grumbulluara.

Në Kryeqytet Prishtina ka arritur që të shënojë fitore ndaj Malishevës me rezultat 2 me 1.

Prishtina fitoi falë dy penalltive të shënuara nga Besnik Krasniqi në minutat 24 dhe 47 ndërsa Malisheva krejt në fund të ndeshjes arrit që ta ngushtojë rezultatin por në fund Prishtina shënoi fitore.

Pas javës së dhjetë Prishtina gjendet në pozitën e pestë ndërsa Malisheva në pozitën e gjashtë.