Ndërron renditja, ky është lideri i ri i Superligës së Kosovës në futboll

Superliga e Kosovës në Futboll ka një lider të ri pas përfundimit të ndeshjeve të sotme.

Drita nga Gjilani është lideri më i ri i superligës së Kosovës në futboll pas fitores kundër Malishevës me rezultat 1 e zero.

Drita pas kësaj fitore gjendet në pozitën e parë me 22 pikë ndërsa Malisheva gjendet në pozitën e 7-të me 12-të pikë.

Në takimin tjetër Dukagjini i Klinës dhe skuadrën e Ismet Munishit janë ndarë në barazim me rezultat 1:1, me golat e realizuar nga Ahmed Januzi në minutën e 34-të të takimit për Dukagjinin ndërsa për Gjilanin golin e barazimit e shënoi Gerhard Progni në minutën e 86-të takimit.

Pas këtij barazimi Dukagjini gjendet në pozitën e 8-të me 11 pikë ndërsa Gjilani në pozitën e 3-të me 21 pikë.

Në Drenas, Ferronikeli është mposhtur nga Llapi me rezultat 2 me 0. Golat për ekipin e Tahir Batatinës i shënoi Francisco Rivera në minutën e 34-të ndërsa epërsinë për 2 me 0 e ngriti Valmir Veliu në minutën e 62-të takimit.

Ferronikeli mbetet në pozitën e fundit në tabelë me 10-të pikë ndërsa Llapi pas kësaj fitore gjendet në pozitën e 5 me 15-të pikë të grumbulluara.