Të enjten shorti për gjysmë-finalistët e Kupës së Kosovës në futboll

Ditën e enjte pritet të hidhet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futboll, kanë njoftuar nga FFK.

“Komisioni i Garave ka vendosur që shorti për gjysmëfinale të Kupës së Kosovës të mbahet të enjten (më 31 mars)”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Po ashtu është bërë e ditur se shorti pritet të hidhet në ora 13:00.

Në këtë rreth të garave pritet të marrin pjesë katër skuadra: FC Prishtina, FC Drita, KF Llapi dhe Ramiz Sadiku.

Drita në këtë rreth të garave vjen pas fitores 3:0 kundër KF Ulpianës. KF Llapi vjen pas fitores 2:0 kundër Gjilanit. Prishtina vjen në këtë rreth të garave pas fitores kundër Ballkanit pas vazhdimeve pasi që në kohen e rregullt rezultati ishte 1:1 ndërsa Ramiz Sadiku vjen pas fitores 2:1 kundër KEK-ut.