Kosova publikon listën për miqësoret ndaj Guinesë dhe Gambisë

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy miqësoret ndaj Guinesë dhe Gambisë.

Për dallim nga dy miqësoret ndaj San Marinos dhe Maltës, ku janë të përfshirë futbollistët më të mirë të Kombëtares A, në dy miqësoret tjera ndaj Gunesë dhe Gambisë që luhen në Antalia të Turqisë, trajneri Challandes ka ftuar futbollistë të shumta nga Superliga e Kosovës.

Ndeshjen e parë në Antalia, Kosova e zhvillon më 8 qershor kundër Guinesë, derisa më 11 qershor ballafaqohet me Gambinë.