Emir Sahiti flet për ftesën e Kosovës dhe humbjen e mundësisë për të debutuar për Kosovën

Futbollisti shqiptar Emir Sahiti që luan për Hajdukun e Splitit në Kroaci i tha “PO” ftesës nga Kombëtarja e Kosovës me 28 dhjetor të vitit të kaluar.

Ai u ftua nga Alain Giresse për dy ndeshjet miqësore të marsit për të ndihmuar Kosovën për këto dy ndeshje. Kjo ftesë erdhi pas paraqitjeve të mira të Sahitit për ekipin kroat.

Para ndeshjeve të marsit ai arriti që të shënonte në fundjavë kur ekipi i tij shënoi fitore 4:0 përball Lokomotivës së Zagrebit.

Por një lëndim i pësuar bëri që Emir Sahiti të shtynte paraqitjen e parë për Kosovën këtë muaj.

Lidhur me ftesën dhe mungesën e tij, Sahiti në një intervistë për mediumin index.hr është shprehur se i vjen keq që nuk ka mundur të debutojë për Kosovën.

“Me vjen shume keq. Më thirrën për herë të parë. Do të doja të kisha luajtur për vendin tim, si çdo futbollist. Do të bëja më të mirën në ato ndeshje”, ka thënë Sahiti.

Ai po ashtu kas treguar edhe momentin kur ka vendosur që të luaj për Kosovën.

“Unë kam luajtur për kombëtaren e Shqipërisë U-21 dhe kur kam luajtur për U-19 nuk ka ekzistuar as kombëtarja e Kosovës, kështu që është normale që kam luajtur për Shqipërinë, por e kam dashur më shumë Kosovën. Aty jam rritur, Prishtina është qyteti im. Zemra ime është tërhequr për të luajtur për Kosovën, por ne nuk bëjmë dallime këtu, jemi vëllezër. Ismajli, për shembull, ka lindur në Kosovë, por luan për Shqipërinë. Unë shpesh dëgjoj prej tij. Ai e do shumë këtë klub, e shikon çdo ndeshje dhe më përgëzon për fitoret e mia”, është shprehur Sahiti.

Sahiti ka treguar edhe momentin kur ka nisur të luaj futboll.

“Fillova në Prishtinë në moshën pesëvjeçare në klubin Ramiz Sadiku, aty kam stërvitur shtatë apo tetë vjet, kështu që shkova në FC Prishtina. Aty kam luajtur për kategoritë më të reja, dhe në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare shkova në Rabotniçki, në Shkup. Në vitin 2018 erdha në Hajduk si huazim për gjashtë muaj, ku arrita të tregohem, kështu që u ra dakord për një transferim.” është shprehur Sahiti për mediumin kroat.

Intervistën e Plotë mund ta gjeni KËTU.