Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kosova e mbyll pjesën e parë me epërsi minimale ndaj Lituanisë

45 minutat e parë mes Kosovës dhe Lituanisë kanë përfunduar me rezultat 1-0.

Vendasit e nisën mirë me Vedat Muriqin i cili pati rast të mirë për gol në minutën e 6’, por goditjen e sulmuesit kosovar e priti portieri i Lituanisë.

Arbër Zeneli goditi fortë në minutën e 11’ por goditja e tij përfundon në korner pas devijimit nga portieri i mysafirëve.

Kosova kaloi në epërsi në minutën e 27’ me një gol të bukur nga Arbër Zeneli.

Milot Rashica kishte rast të mirë për gol në minutën e 34’ por nuk arriti të shënoi.

Në minutën e 36’ Vedat Muriqi lëshoi mundësi të artë për ta dyfishuar epërsinë pas një asistimi të mirë nga Milot Rashica.

Lituania kishte mundësi ta barazonte rezultatin në minutën e 44’ pas gabimit të Mërgim Vojvodes, por goditja e Slivkas përfundoi jashtë portës.

 

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com