Hendboll, Kosova humb nga Turqia

Kombëtarja e Kosovës A, në hendboll ka pësuar humbje nga Turqia me rezultat 34-28, ndeshje e cila u luajt në kuadër të turnet ndërkombëtar që po zhvillohet në Antalya të Turqisë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat të ngushtë 19-17, në të mirë të turqve.

Hendbollistja më e mirë te ‘Dardanet’ ishte Leonora Demaj me 14 gola.

Kosova të hënën luan ndaj Maqedonisë së Veriu.

Deri më tani “Dardanet”, kanë realizuar dy fitore dhe një humbje.