Gjilani mposht Feronikelin me golin e Progonit

Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 1-0, ndaj Feronikelit.

Kjo ndeshje është luajtur në kuadër të xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës në stadiumin e qytetit të Gjilanit.

Sulmuesi nga Shqipëria, Gerhard Progni shënoi për 1-0, në minutën e 20’ me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Pas kësaj fitoreje Gjilani pozicionohet në vendin e katërt me 43 pikë.

Kurse, Feronikeli mbetet në vendin e gjashtë me 34 pikë.