Gjilani – Feronikeli, mbyllet pa fitues

Gjilani dhe Feronikeli i kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 0-0, në derbin e xhiros së 10-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra e Gjilanit ishte më këmbëngulëse në pjesën e dytë duke e kërkuar golin e fitores por nuk ia arriti qëllimit. Ndërsa Feronikeli kërkoi të shënonte përmes kundërsulmeve.

Pas këtij barazimi Gjilani pozicionohet në vendin e dytë me 17 pikë.

Kurse, Feronikeli në vendin e gjashtë me 11 pikë.

Në xhiron e ardhshme Gjilani luan vendas ndaj Llapit.

Kurse, Feronikeli e pret Ballkanin në Drenas.