Referi kosovar do ta ndajë drejtësinë në miqësoren Shqipëri – Itali

Gjyqtari i kosovar në superligën e Kosovës në futboll, Genc Nuza, do ta ndajë drejtësinë në miqësoren Shqipëri – Itali që luhet me 16 nëntor.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Nuza përmes një postimi në Facebook.

“Ta përfaqësosh shtetin e Kosovës dhe FFK-në, në një ndeshje të këtij nivieli është një tjetër ëndërr e realizuar dhe sukses i madh jo vetëm i imi por i gjithë futbollit kosovar në përgjithësi. Së bashku me asistentët Fatlumin, Bujarin dhe kolegët e nderuar nga Shqipëria do të japim më të mirën në këtë ndeshje” – ka bërë të ditur Nuza.

Ndeshja miqësore Shqipëri – Itali do të luhet me 16 nëntor me fillim nga ora 20:45 në stadium ‘Air Albania’ në Tiranë.