Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen në Ligën e Konferencës

Katër gjyqtarët e futbollit nga Kosova, Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Visar Kastrati janë deleguar për ndeshjen Omonia- Kairat Almaty në kuadër të Ligës së Konferencës.

Genc Nuza do të jetë gjyqtari kryesor, ndërsa Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj do të jenë asistentët e tij.

Ndërsa Gjyqtari Visar Kastrati do të jetë gjyqtari i katërt në këtë ndeshje.

Kjo nuk është hera e parë që gjyqtarëve nga Kosova iu besohet të drejtojnë një ndeshje në garat evropiane.

Ndeshja midis Omonia- Kaitar Almaty zhvillohet ditën e enjte me fillim nga ora 21:00.