Futsall, Liqeni shkruan histori, kalon fazën parakualifikuese të Ligës së Kampionëve

Skuadra e futsallit, Liqeni e ka shkruar historinë në arenën ndërkombëtare.

Skuadra nga Drenasi, ka arritur që të kalojë në fazën parakualifikuese të Ligës së Kampionëve në futsall.

Në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, Liqeni e ka mposhtur ekipin gjerman Weilimdorf me rezultat 3-2.

Golat për ekipin kosovar i shënuan Shkodra, Ramadani dhe Sanchez Nagles.

Në dy ndeshjet tjera të Grupit H, Liqeni i ka mposhtur Tavsancalin 5:0 dhe Helvecian 7:6.

Me 9 pikë nga tri ndeshje, Liqeni përfundoi në vendin e parë, duke realizuar 15 gola dhe pranoi tetë.

Kampioni i Kosovës, Liqeni, do t’i vazhdojë garat në raundin tjetër që njihet si “Main Round”.

Shorti për rundin tjetër të njohur si “Main Round”, do të tërhiqet më 30 gusht, kurse ndeshjet do zhvillohen nga 26 deri më 31 tetor.