FFK-ja themelon Task-Forcë për luftimin e kurdisjeve

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka themeluar një Task-Forcë për luftimin e kurdisjeve në futbollin kosovar.

Vendimin për krijimin e kësaj Task-Force e ka marrë Komitetit Ekzekutiv i FFK-së.

Në xhirot e fundit ka pasur akuza të shumta për kurdisje të rezultateve nga skuadrat e Superligës.

“Por FFK-ja nuk do të tolerojë përpjekjet e individëve apo qarqeve të ndryshme që për çfarëdo arsye të dëmtojnë apo prishin imazhin dhe të arriturat e futbollit të Kosovës. Ndaj tyre do të jetë fuqishëm për t’i ndëshkuar në përputhje me të gjitha ligjet dhe aktet normative të disponueshme. Komiteti Ekzekutiv në këtë drejtim, me qëllim të parandalimit të këtyre dukurive, ka themeluar Task-Forcën që do të jetë edhe në shërbim të Këshillit Kombëtar për Parandalimin e Dukurive Negative në Sport”, thuhet në njoftimin e FFK-së.