Feronikeli po e mposht Prishtinën me golin e Hotit (Foto)

Në Drenas, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” është duke u zhvilluar ndeshja kryesore e xhiros së tretë ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës.

45 minutëshi i parë ka përfunduar me epërsinë e vendasve.

Golin e vetëm në pjesën e parë për rezultatin 1-0, e ka shënuar Mendurim Hoti në minutën e 9’ pas një topi të kthyer nga portieri i Prishtinës.

Në ndeshjen Flamurtari- Ferizaj, janë duke fituar vendasit me rezultat 1-0.

Ndërsa Llapi dhe Ballkani, ka përfunduar me rezultatin 0-0.